Spaho i përgjigjet Ramës: Je arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin

Shqipëria

Spaho i përgjigjet Ramës: Je arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:09
Edmond Spaho

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili me herët tha se nuk janë njësoj me opozitën.

Ne nje reagim për mediat, Spaho akuzon kryeministrin Rama se është arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin.

Spaho: Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar! 

Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata qe e zbulojnë këtë të vërtetë!
Ne nuk jemi njesoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqëm vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat