Paloka: Çdo orë në zyrën e Xhafës prishen provat për të vëllain

Shqipëria

Paloka: Çdo orë në zyrën e Xhafës prishen provat për të vëllain

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:50
Edi Paloka

Për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka çdo orë në zyrën e ministrit të Brendshëm prishen provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës.

Në një status në Facebook ai thotë se ministri i Brendshëm duhe të largohet.

“Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm: Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg. Pengon zbatimin e ligjit antimafia”, thotë Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat