Viza false për në SHBA, Kanada e Angli, kush janë dy efektivët e arrestuar

Shqipëria

Viza false për në SHBA, Kanada e Angli, kush janë dy efektivët e arrestuar

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një tjetër rrjet i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe është goditur diten e hene nga Policia e Shtetit.

Gjatë orëve të pasdites janë ekzekutuar 7 urdhërarreste të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës për arrestimin e 7 personave të tjerë.

Burime nga Policia thanë se mes të arrestuarve janë edhe dy efektivë policie. Ata janë Arian Uku dhe Entela Çala, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë.

Krimet e Rënda kanë nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tyre me akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe formularëve, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se gjatë operacionit është zbuluar edhe baza ku prodhoheshin dokumentet e falsifikuara, në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë, si dhe dy laboratorë që funksiononin për këtë qëllim. Grupi prej 14 personash po hetohej prej 18 muajsh nga Antikrimi Ekonomik dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërsa prokurori që ka drejtuar hetimet, Vladimir Mara, ka kërkuar arrestimin e 14 personave, pasi janë siguruar provat e nevojshme për implikimin e tyre. Emrat e personave të arrestuar nuk u bënë publikë nga Policia e Prokuroria, për shkak se mund të rrezikohej largimi i 7 personave të tjerë, të cilët nuk janë arrestuar ende. Ky është operacioni i dytë i kësaj naty

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat