Xhafaj mbërrin në zyrë, çfarë po ndodh në Ministrinë e Brendshme?

Shqipëria

Xhafaj mbërrin në zyrë, çfarë po ndodh në Ministrinë e Brendshme?

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:07
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm eshte paraqitur sot ne zyre ne oren 10.30, nderkohe qe vonesa e mberritjes ne pune diten e sotme shtoi zerat per doreheqjen e tij.

Deri në orën 10.20 minuta, në ministri ishte parë të hyjë vetëm një prej zv.ministrave, Julian Hodaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u shtuan zërat se Xhafaj i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen, pasi PD-ja publikoi një audiopërgjim që implikonte vëllain e ministrit.

Por Panorama kontaktoi në mbrëmje me zëdhënësin e Xhafajt dhe drejtorin e komunikimit ne Kryeministri, te cilet thane se ministri nuk e kishte dhënë dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat