Lëvizje në selinë e PD, Basha paralajmëron deklaratë pas takimit me aleatët. Çfarë pritet të ndodhë?

Shqipëria

Lëvizje në selinë e PD, Basha paralajmëron deklaratë pas takimit me aleatët. Çfarë pritet të ndodhë?

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:58
Monika Kryemadhi

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur paraditen e sotme një takim me aleatët. Në selinë e PD janë paraqitur kretët e partive opozitare, Monika Kryemadhi, Agron Duka, Dashamir Sheji te cilet kane dale prej andej rreth ores 10:45, 25 minuta pas nisjes se takimit.

Ky takim vjen në një moment që PD ka publikur një audio përgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj bën pazare droge me një person që PD thotë se është bashkëpunëtor i tij.

Nga ana tjetër vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal në Prokurori per tre zyrtaret e PD dhe pretendon se në audio nuk është zëri i tij.

Sakaq, PD ka marre vendim qe sot deputetet te jene ne cdo komision parlamentar ku kane kerkuar doreheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Basha ka paralajmëruar se nëse s’do ketë qëndrim nga mazhoranca deri te enjten, opozita pritet që të marrë vendime të mëdha.

Të gjitha opsionet janë në tavolinë, si protesta dhe djegie mandatesh.

Rreth ores 11.30, pas takimit me opoziten, kryetari Basha pritet te kete deklarate ne seli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat