Gazmend Bardhi: Prokuroria u vu në dijeni për përgjimin, por nuk veproi - Bota Sot
Gazmend Bardhi: Prokuroria u vu në dijeni për përgjimin, por nuk veproi

Shqipëria

E mërkurë, 15 gusht 2018

Gazmend Bardhi: Prokuroria u vu në dijeni për përgjimin, por nuk veproi

Më: 14 maj 2018 Në ora: 23:51
Këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi

Këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, i cili ka qenë një ndër përfaqësuesit e PD-së që bënë publike audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është shprehur mbrëmjen e sotme sesi është zbuluar përgjime.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Bardhi është shprehur se përgjimet i janë dorëzuar një javë më parë edhe Prokurorisë, por ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Fevziu: Kur është regjistruar audio?

Gazmend Bardhi: Ne situatën ku jemi, kjo pyetje nuk shtrohet në opinion publik. Detyrimin për ta verifikuar policia e shtetit dhe prokuroria. Ne nuk publikojmë dokumente të pa verifikuara.

Fevziu: Si ju ra në dorë materiali?

Nuk ju intereson ju. Ajo që ka rëndësi është se i vëllait të ministrit ka dalë garant për trafikimin e një sasie droge.

Fevziu: A je kontaktuar nga prokuria?

Prokuroria ka prej një jave që opozita ja ka servirur, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk na ka hetuar. Informancioni ka dalë përmes një telefonate.

Fevziu: Ligji i Antimafiat implikon z.Xhafaj

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale.

Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik.

Ditën e sotme, PD publikoi një audio-përgjim, për të cilën thuhet se në bisedën mes dy personave është edhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test