Drejtori i Hipotekave drejt shkarkimit, përplaset me Gjonajn

Shqipëria

Drejtori i Hipotekave drejt shkarkimit, përplaset me Gjonajn

Më: 14 maj 2018 Në ora: 20:18
Elion Semanaj dhe ministrja Gjonaj

Në nëntor të 2017, Elion Semanaj u emëruar me bujë në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi fitoi konkursin për këtë post.

Por kur kanë kaluar 7 muaj nga marrja e këtij posti, duket se Semanaj është futur në një përplasje të hapur me Ministren e Drejtësisë, Elion Semanaj.

Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave thanë se ditët e fundit ka pasur një debat të ashpër mes Gjonajt dhe Semanajt.

Përplasja ka ardhur pasi Semanaj nuk ka pranuar që të zbatojë urdhrat e dhëna nga ministrja e Drejtësisë, për të hipotekuar disa toka në bregdetin shqiptar.

Edhe pse Qeveria vendosi disa muaj më parë që të pezullohet dhënia e hipotekave në zonat bregdetar, burimet bëjnë me dije se Gjonaj i ka kërkuar Semanajt që të bëjë të kundërtën.

Por, Drejtori i Hipotekave, nuk ka pranuar që të shkelë vendimin e Këshillit të Ministrave, dhe për këtë ai ka pasur debate të ashpra me Ministren Gjonaj.

Përplasja mes tyre ka shkuar deri aty sa flitet se Gjonaj ka vendosur që të shkarkojë atë, edhe pse ishte ajo që e prezantoi me shumë bujë disa muaj më parë.

Semanaj ka një eksperiencë të gjatë pune në shtet, ku ka mbajtur disa poste të larta drejtuese, ndërsa njihet edhe për korrektësi në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat