Tabaku: Qeveria si kartel droge! Po na shkatërron ëndrrën europiane

Shqipëria

Tabaku: Qeveria si kartel droge! Po na shkatërron ëndrrën europiane

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:32
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se audio-regjistrimi i publikuar nga opozita këtë të hënë është simboli që tregon se qeveria “Rama” nuk përfaqëson shqiptarët, por krimin.

“Kjo audio është ajo çfarë qeveria Rama ka përfaqësuar që në shtatorin 2013. Një grup të organizuar me pushtet që kanë menduar vetëm për të mbrojtur grupet kriminale, të cilët më pas ndihmonin mazhorancën të fitonte pushtet dhe zgjedhje”, deklaron ajo.

Tabaku e cilëson provë të pakundërshtueshme që fakton se qeveria financohet nga grupe kriminale dhe droga.

“Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë, asnjë polic nuk mund të kryejë detyrën e tij kur ministri mbron vëllain e tij nga ligji. Mes ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në BE dhe mundësive ndodhet muri i drogës së ngritur nga një kryeministër që jo rastësisht të dy ministrat e rendit i dalin të përfshirë kokë e këmbë në rrjete kriminale mafioze”, shton deputetja demokrate.

Në fund, ajo bën thirrje që shqiptarët të çlirohen nga kjo qeveri, që thotë se po shndërrohet në një kartel të madh droge duke privuar shqiptarët prej ëndrrës Europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat