Radha si në komunizëm për të marrë bukë me gjysmë çmimi

Shqipëria

Radha si në komunizëm për të marrë bukë me gjysmë çmimi

Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:56
Radha

Ata që e kanë jetuar kohën e komunizmit e kujtojnë radhën e gjatë që në orët e para të mëngjesit për të blerë vaj guri ose bukë.

Të gjithë në radhë me bidona për një litër qumësht apo për vajguri.

Por duket se kjo radhë kthehet sërish në shekullin e XXI në Berat.

Njerëzit janë vënë në radhë për të blerë bukë të ftohtë me gjysmë çmimi.

Ditë e marrjes së pensioneve pranë zyrave të Postës Shqiptare në Çelepias (Berat). Njerëz në radhë për të marrë me gjysmë çmimi bukë të ftohtë dhe të ngelur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat