E dashura mesazh prekës për Izet Haxhinë

Shqipëria

E dashura mesazh prekës për Izet Haxhinë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:00
Izet Haxhia

Izet Haxhia tashmë është ekstraduar në Shqipëri dhe gjendet në paraburgim, dhe siç dihet në këtë ambient atij nuk i lejohet qasja në mjete komunikimi e as ne Facebook.

Por kohë pas kohe në profilin e tij në Facebook shfaqen mesazhe të ndryshme. Mendohet Facebook-un e Haxhisë, po e menaxhon e dashura e tij.

Sot ajo i ka postuar një mesazh dashurie Haxhisë në profilin e Facebook

Atje ku ti je, ku jam edhe une me ty...nuk ka shume ajer, mungon dielli, mungon liria.. mungon ndarja e qarte midis dites dhe nates, mungojne shume gjera..

Por,nuk ka hekura ne kete bote,as pranga, as burgje, as mure te larte, as kilometra, as ligje njerezish, qe te na zbehin driten e mrekullise qe Zoti na dhuroi me aq bujari, driten e Dashurise tone, kaq te bukur, kaq te forte, kaq te paster e kaq te zjarrte!Gjithe diejt e universit nuk mund te bejne kaq shume drite sa kjo Dashuri!!Te dua deri sa kjo jete te zgjase, Izet Haxhia!

Dhe kur te mbaroje, do te filloj rishtazi te te dua ne eternitet!

Kjo eshte BESA ime!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat