Turi i agrarëve për zgjedhjet. Duka në Lushnjë: Të mbrojmë kauzën e fermerit

Shqipëria

Turi i agrarëve për zgjedhjet. Duka në Lushnjë: Të mbrojmë kauzën e fermerit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 15:28
Agron Duka

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takime me simpatizantët e saj në Lushnjë, në kuadër të turit për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kryetari Agron Duka kërkoi nga të pranishmit që të mbrojnë kauzën e fermerit dhe bujkut, pasi prosperiteti i tyre do të thotë ekonomi e fortë dhe zhvillim i vendit.

Të pranishmit vunë theksin në mungesën e investimeve në bujqësinë shqiptare dhe rrënimin e saj nga konkurrenca e fermerëve të vendeve fqinje, që subvencionohen nga shteti.

Në rrethin e Lushnjës janë të regjistruar 33 mijë fermerë. Nga këta, aplikuan për të përfituar nga skemat e subvencioneve të qeverisë vetëm 579, ndërsa fitues u shpallën 400.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat