Arresti ndaj Tahirit, reagon avokati: Do apelojmë vendimin

Shqipëria

Arresti ndaj Tahirit, reagon avokati: Do apelojmë vendimin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 07:48
Tahiri dhe avokati i tij

Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit, në një reagim për mediat, është shprehur se do apelojë masën e sigurimit personal dhënë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas Maks Haxhisë, masa arrest me burg është dhënë pa asnjë provë të re ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të apelojë vendimin duke kërkuar arrest me burg për Tahirin. Edhe gjatë seancës së sotme, organi i akuzës bëri këtë kërkesë, por gjykata vendosi të japë një masë më të zbutur ndaj ish-ministrit, të akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin Habilaj. 

Brenda pesë ditëve nga vendimi, lind e drejta e ankimimit si nga prokuroria ashtu edhe pala e pandehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat