Vasili: Me vendimin ndaj Tahirit pamë estradën e radhës

Shqipëria

Vasili: Me vendimin ndaj Tahirit pamë estradën e radhës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 06:19
Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili komenton vendimin e arrestit të shtëpisë për Saimir Tahirin.

Sipas tij ky vendim ishte parashikuar nga Kryemadhi dhe kjo tregon se me këtë kryeministër kriminelët ia dalin paq.

Vasili shprehet se kjo është estrada e radhës e kryeministrit dhe drejtësisë së tij.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryemadhi parashikoi pike per pike veprimet e lapangjozeve per Tahirin.

Me kete Kryeminister, qe ja kane vene kembet kryq kriminelet s’ka asnje surprize.

Lapangjozet jane kaq te trashe dhe te parashikueshem sa s’bejne me as lajm.

Monika Kryemadhi dhjete dite me pare jua paratregoi te gjitheve estraden qe do shikonin sot.

Ja cthoshte Kryemadhi per keta palaço qe ne 3 maj dhe gjykoni vete:

“Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat