Trajtimi i plotë falas për të prekurit nga talasemia

Shqipëria

Trajtimi i plotë falas për të prekurit nga talasemia

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:51
ilustrim

Pacientët që vuajnë nga talasemia përfitojnë kurën e plotë pa pagesë dhe në listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2018, sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), janë shtuar 2 alternativa të reja që trajtojnë sëmundjen e talasemisë.

Bëhet fjalë për 2 formedoza të reja të të njëjtit bar, më konkretisht formedoza deferasirox 125 mg dhe 500 mg, të cilat janë më të përshtatshme për pesha të ndryshme trupore (duke ditur se trajtohen me këtë bar kryesisht fëmijë) bari Deferasirox 250 mg (Enferox) është alternativa henerike e njëjtë me barin tjetër Deferasirox 250 mg (Exjade).

Qytetarët dhe posaçërisht pacientët që marrin falas barnat që trajtojnë sëmundjen e Talasemisë, sipas FSDKSH-së, do të marrin të njëjtin trajtim, madje të përshtatur sipas peshës trupore të pacientëve.

Pacientët do të trajtohen njëlloj sepse bari ka të njëjtin princip aktiv dhe është i licencuar dhe i aprovuar, sipas legjislacionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat