“Nëse Tahiri arrestohet do hapë bllokun dhe do nxjerrë nga kush ka marrë urdhra”

Shqipëria

“Nëse Tahiri arrestohet do hapë bllokun dhe do nxjerrë nga kush ka marrë urdhra”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 18:43
Saimir Tahiri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk beson se Saimir Tahiri mund të arrestohet tani që është njeri i lirë.

“Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë”,- shprehu ajo skepticizmin e saj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” Kryemadhi tha se nëse kjo ndodh, ai do hapë librin e shënimeve dhe do nxjerrë gjithë urdhëruesit.

Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. Rilindja ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve”,- shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat