Aksion antidrogë në Shqipëri, arrestohen 15 persona

Shqipëria

Aksion antidrogë në Shqipëri, arrestohen 15 persona

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në qytete të ndryshme të vendit.

Mësohet se 15 persona janë arrestuar në Shqipëri dhe 4 jashtë vendit.

Të dhënat e para flasin për një operacion që është zhvilluar në të njëjtën kohë në Tiranë, Tepelenë, Maliq dhe Gjirokastër.

Ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me operacionin mësohet se policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë sekuestrua rreth 500 kg kanabis vetëm në Gjirokastër.

Aksioni i nisur në Shqipëri ka vazhduar edhe në shtete fqinje si Maqedoni dhe Greqi, ndërsa dyshohet se destinacion i drogës ishte tregu turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat