Lu ia përplas Ramës: Fol në emrin tënd, ne po shqyrtojmë akuzat për Xhafën

Shqipëria

Lu ia përplas Ramës: Fol në emrin tënd, ne po shqyrtojmë akuzat për Xhafën

Më: 11 maj 2018 Në ora: 14:55
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Edi Rama

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së djeshme të Kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e opozitës për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Rama tha dje se nëse akuzat do ishin të vërteta i pari që do kishte folur do ishte ambasadori amerikan.

Përgjigja e ambasadorit Lu është e prerë.

Në një prononcim për News, Lu ka thënë se Rama duhet të flasë në emër të tij dhe jo të SHBA-ve.

Ambasadori ka theksuar se SHBA-të po shqyrtojnë akuzat në drejtim të vëllait të ministrit.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, deklaron Ambasadori Lu për “BalkanWeb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat