“Xhafaj falsifikoi ligjin”, PD “bombardon” kancelaritë europiane, DEA-n dhe FBI-në

Shqipëria

“Xhafaj falsifikoi ligjin”, PD “bombardon” kancelaritë europiane, DEA-n dhe FBI-në

Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:49
Lulzim Basha

Brenda 24 orëve, që nga publikimi i procesverbaleve nga ana e Partisë Demokratike ku Fatmir Xhafaj akuzohet se ka falsifikuar projektligjin për disa ndryshime në Kodin e Procedures Penale për të favorizuar vëllain e tij Agron Xhafaj i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg në Itali, faqet e Facebook dhe Twitter të kryeministrave të vendeve të BE-së janë “bombarduar” nga partia më e madhe në opozitë.

Lajmi është shpërndarë edhe në SHBA, tek DEA, FBI dhe DASH.

Në gjuhën angleze, frënge, gjermane, italiane, Partia Demokratuike ka shpërndarë dy versionet e nenit 491 ku PD-ja ngulmon se është falsifikuar seancën e 30 marsit të vitit të kaluar nga Fatmir Xhafaj për t’i lejuar vëllait të tij të dënuar që të mos vuajë dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri.

Partia Demokratike ka shpërndarë në Twitter edhe një kopje për drejtuesit e lartë të Parlamentit Euriopian, si dhe eurodeputetë të majtë e të djathtë.

Me pak fjalë emri “Xhafaj” është lakuar në çdo faqe te mundshme zyrtare.

Përjashtim ka bërë zyra e BE-së në Tiranë, ku PD-ja nuk e ka përfshire në asnjë prej postimeve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat