I vranë djalin e vetëm për një karikues, lirohen 3 të pandehurit. Shpërthimi rreqethës i nënës: O njerëz…

Shqipëria

I vranë djalin e vetëm për një karikues, lirohen 3 të pandehurit. Shpërthimi rreqethës i nënës: O njerëz…

Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:04
Marv Mihali

Shperthen me nje status rreqethes, Mira Mihali, nena e Marvin Mihalit qe e vrane pak kohe me pare pas nje sherri qe nisi per nje karikues.

Reagimi i saj vjen pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvedësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qënë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familes Mihali.

Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”. Nderkohe qe ne qeli po qendron Eugen Bitraj, qe e ka qelluar me thike per vdekje te riun.

Postimi i nenes ne Facebook

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush! O zot çfarë tmerri! Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja? Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë? Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat