“Bomba” e ish- ministrit për Ramën: Shkarko Fatmir Xhafën, nuk ka moral!

Shqipëria

“Bomba” e ish- ministrit për Ramën: Shkarko Fatmir Xhafën, nuk ka moral!

Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:16
Xhafaj dhe Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që vjen nga radhët e LSI-së ka komentuar sot akuzat e Partisë Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn, se Agron Xhafaj është i dënuar për trafik droge.

Opozita ka akuzuar Xhafajn se po mbron vëllain e tij Agron Xhafajn. Këtë të fundit e akuzojnë për pjesëmarrje në grupe kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ Manjani i dha një këshillë publike kryeministrit Edi Rama që ky i fundit të shkarkojë nga posti i ministrit të Brendshëm Xhafajn. 
Sipas Manjanit Xhafaj moralisht duhet të japë dorëheqje.

“Në Shqipëri, në politikën shqiptare, njerëz që kanë ndikim në jetën administrative, u kërkojnë mesazh të tjerëve se çfarë bëjnë. Historia e vëllait të zotit Xhafaj është histori e vjetër. Them se janë dy histori. Është histori e përfolur në publik dhe lë vend për dyshime. Ka dyshime se pse kjo praktikë nuk gjendet në organet shqiptare. Ça ka ndodhu me ekstradimin? 

Çështja është këtu; kjo këshillë i takon kryeministrit të vendit, ja them me dashamirësi. Ai duhet ta shkarkojë ministrin e Brendshëm. Mund ta mbajë në kabinet, por ai nuk duhet të jetë në detyrën e ministrit të Brendshëm, pasi është institucion në kolaps. Morali me të cilën Policia e Shtetit dhe Xhafaj bëjnë arrestime dhe përplasin në mënyrë të poshtër njerëz të zakonshëm dhe opozitën, nuk harrojnë të izolojnë njerëzit e tyre. 
Ndaj i takon kryeministrit që nëse do të bëjë reformën në drejtësi, ai është momenti që të ndërhyjë. Ai aludon edhe me ambasadorët, po kjo nuk ka rëndësi. Nuk janë aq të pavëmendshëm ambasadorët. Xhafaj mund të jetë anëtar i këtij kabineti, se nuk meriton më shumë, por jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Ska asnjë lloj morali”, tha Manjani.

Teksa solli në vëmendje edhe qëndrimin e Ramës me ambasadorët, moderatorja Eni Vasili e ngacmoi Manjanin për kafen që ai piu me ambasadorin Donald Lu. 

Manjani u tregua i rezervuar për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat