Greqi, arratisen dy të dënuar shqiptarë

Shqipëria

Greqi, arratisen dy të dënuar shqiptarë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 22:46
Ilustrim

Katër të burgosur, mes tyre dy shqiptarë, janë arratisur pasditen e së mërkurës në kohën që po dërgoheshin në burg në ishullin e Kretës.

Sipas burimeve policore, automjeti i burgut po dërgonte në tragetin që pritej të udhëtonte drejt ishullit të Kretës, katër të dënuarit, mes të cilëve të paktën dy janë shtetas shqiptarë.

Në rrethana që ende nuk dihet, gardianet harruan hapur portën e automjetit, çka u mundësoi katër të dënuarve të largohen me shpejtësi në drejtim të portës dhe në vazhdim u shpërndanë në rrugicat e Pireut të ndjekur nga forca të shumta policie.

Mësohet se deri më këtë moment është ndaluar vetëm njeri prej të burgosurve, ndërkohë që vijon operacioni për arrestimin e 3 të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat