Rruga para e Shqipërisë? Bushati: Kontakte të vazhdueshme me vendet e BE

Shqipëria

Rruga para e Shqipërisë? Bushati: Kontakte të vazhdueshme me vendet e BE

Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:56
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm parlamentar se rruga para e Shqipërisë tashmë është vendimi i rëndësishëm i qershorit, për të cilën diplomacia shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me vendet e BE.

“Dihet që vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin e KE dhe gjithashtu do të shqyrtojnë strastegjinë e zgjerimit të publikuar nga KE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besoj se do të jetë proces i lehtë. Siç dihet vendimi i BE në nivel ministrash e pastaj kryetarësh qeverive duhet të jetë unanim, ku çdo vend ka peshën e tij. Kemi punuar që në fillim të vitit me vendet anëtare, ka vende që në këto momente kanë shprehur hapur mbështetjen, dhe vende që kërkojnë më shumë informacion, kohë dhe bindje për të marrë një vendim në lidhje me Shqipërinë”, bëri të ditur Bushati.

Samiti i Sofjes tha ministri do të arrijë në konkluzione të rëndësishme për procesin, duke e renditur si samitin e parë për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga ai i Selanikut në 2003. Fjala kyçe do të jetë ndërlidhshmëria e vendeve të rajonit.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një seancë dëgjimore lidhur me Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2018 dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat