Tahiri: Visho Ajazi ushtar i Berishës! Turp që është ambasador në NATO

Shqipëria

Tahiri: Visho Ajazi ushtar i Berishës! Turp që është ambasador në NATO

Më: 3 maj 2018 Në ora: 23:23
Pamje nga debati

Në debatin mes Saimir Tahirit dhe analistëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, doli në pah edhe emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Armand Shkullaku: Ti u shkarkove dhe menjëherë sapo ti u shkarkove, dolën në dritë raportet që provonin të gjithë atë që përflitej për trafikun e drogës.

Saimir Tahiri: Cilat raporte?

Armand Shkullaku: Raportin e Visho Ajazit.

Saimir Tahiri: Visho Ajazit, atij ushtarit të Berishës?!

Armand Shkullaku: Atij ushtarit të Berishës që sot është ambasadori juaj në NATO.

Saimir Tahiri: Turp që është ambasador në NATO.

Andi Bushati: Dallimi mes jush dhe Sali Berishës është që ai të vinte kriminelët dhe të vrisnin, ndërsa ju jeni vegël e kriminelëve. Nuk e di kush është më keq, njerëzit të gjykojnë. Unë e përbuz sistemin e Berishës, por ju jeni zarat e kriminelëve.

Visho Ajazi-Lika u dorëhoq papritur nga kreu i SHISH në fund të tetorit të vitit të kaluar. Pak ditë pas kësaj dorëheqjeje, ai u propozua për Ambasador në NATO nga Qeveria, propozim që u miratua nga Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat