Dita e lirisë së shtypit, gjermanët e kanë sërish më Edi Ramën. Ja çfarë shkruajnë

Shqipëria

Dita e lirisë së shtypit, gjermanët e kanë sërish më Edi Ramën. Ja çfarë shkruajnë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:52
Edi Rama

Tre maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e tillë është shpallur që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në disa vende të botës, kjo ditë festohet e në të tjera, vetë gazetarët protestojnë, për të mbrojtur mediet nga sulmet ndaj lirisë së tyre.

Pikërisht në këtë ditë, ‘Frankfurter Runschau’ një nga gazetat e njohura në Gjermani ka vendosur që të marrë pikërisht si shembull gjuhën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj medias.

 “Ka zhvillime negative si përqendrimi i medias, pagat e vogla, botuesit frikacakë dhe kryeredaktorët, që ndalojnë gazetarët investigativë.

Në të gjithë shtetet e Ballkanit, politikanët kontribuojnë në rrezikimin e lirisë së medias. Kryeministri Edi Rama i quan gazetarët “kazan”, “helm” dhe “armiq publikë”,” shkruan gazeta.

Qeveria shqiptare nuk ka reaguar në këtë ditë të rëndësishme, kurse presidenca doli me një deklaratë në mbrojtje të gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat