Kullë vrojtimi për turistët në Divjakë, plazhi, laguna e pylli do shihen nga lart

Shqipëria

Kullë vrojtimi për turistët në Divjakë, plazhi, laguna e pylli do shihen nga lart

Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:13
Divjakë

Plazhi, laguna dhe pylli që e rrethon janë tre asetet kryesore të zhvillimit të turizmit në Dijvakë, krahas monumenteve të kulturës që ndodhen në zonë.

Kush do të vizitojë Divjakën këtë verë, do të ketë mundësinë që ti shohë të gjitha bukuritë e saj nga lartësia.

Në qendër të parkut kombëtar po ndërtohet një kullë e posaçme vrojtimi, krahas pasarelave që gjarpërojnë nëpër park.

Fredi Kokoneshi: “Do të jetë ballkon shumë i bukur ku do të keni mundësinë të shikoni parkun, detin, lagunën dhe të gjithë qytetet përbri.”

Plazhi i Divjakës kryesisht frekuentohet nga familjarë, shqiptarë apo të huaj qofshin, ndaj kryebashkiaku Fredi Kokoneshi, thotë se janë ndërmarrë hapa konkrete për të përmirësuar kushtet. Ai u shpreh se siguria dhe pastërtia janë objektivat kryesore

Fredi Kokoneshi: “Nuk kemi ujra të zeza. Është një plazh i pastër, i virgjër, pra do të kemi rërë kurative me përqindje jodi. Deti është shumë i pastër.”

Në prag të çeljes së sezonit, vija bregdetare po pastrohet, ndërsa vijon dezinsektimi kundër mushkojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat