Berisha: Bota po kërkon dorëheqjen e Ramës, jo “kokën” e Tahirit

Shqipëria

Berisha: Bota po kërkon dorëheqjen e Ramës, jo “kokën” e Tahirit

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:43
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar lënien e mandatit nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar droge.

Berisha udhëhoqi opozitën në braktisjen e seancës.

Në një prononcim për mediat, pasi opozita braktisi Kuvendin, Berisha tha se vendimi është marrë në takimin e fshehtë në spitalin privat mes Tahirit dhe Ramës.

“Dorëzimi i mandatit të Tahirit është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot Parlamenti, e bëri Saimir trafiku. E gjykoni ju: në vend që një Kuvend të ketë forcën për të hequr mandatin, nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat në Tiranë. Në atë takim tresh, janë bërë edhe premtime për kulla. I treti ishte Lal plehu”, tha Berisha.

Sipas tij “kjo është një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të Parlamentit dhe shoqërisë. Asgjë nuk ndryshon në qoftë se njeriu që po flet tani në Parlament, që flet nga mëngjesi gjer në darkë, që mashtron qytetarët…njeriu të cilit i ka dalë boja si një psikopat dhe lider toksik. Edi Rama është pengesa e shqiptarëve drejt BE-së. Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. Edi Rama është kalbësira e pushtetit në Shqipëri që duhet të hidhet sa më parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat