Mediat kolumbiane shkruajnë për mafinë e rrezikshme shqiptare

Shqipëria

Mediat kolumbiane shkruajnë për mafinë e rrezikshme shqiptare

Më: 3 maj 2018 Në ora: 10:06
Droga

Ajo që njihet tashmë si një rast i ri NarcoJet, një ton kokainë kapur në Spanjë që ishte nisur nga Kolumbia, zbuloi një klient të ri për trafikantët kolumbianë.

Kështu e nis shkrimin e saj me titullin “Mafia e rrezikshme shqiptare që ble drogë kolumbiane”, radioja kolumbiane Caracol.

Ajo shkruan për megaoperacionin në Spanjë ku mes të cilëve në pranga u vunë dhe dy shqiptarë. Radio Caracol ka mësuar rreth raportit të Interpol ku jepet me detaje rrezikshmëria e këtij grupi trafikantësh që marrin drogë në Europë.

“Shumë nga anëtarët morën pjesë në luftën e Ballkanit dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak dhe dallohen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, citon Caracol raportin.

Në raportin e Interpol shpjegohet se ish-ushtarët fitojnë besnikërinë e komuniteteve të tyre dhe anëtarëve të tyre nëpërmjet kontrollit ekonomik dhe kërcënimit për sigurinë e tyre.

“Duhet të theksohet se këto grupe kriminale në vendet e Evropës Lindore janë karakterizuar nga rruga e tyre të punës, bazuar në besnikërinë e anëtarëve të saj, të cilat arrijnë të kontrollojnë familjet e tyre në Shqipëri me lekë për t’i mbajtur ata, por në të njëjtën kohë për t’i kthyer në pengje, duke arritur të zgjerojnë lidhjet e tyre në të gjithë Evropën”, thuhet më tej.

Në raportet e inteligjencës shpjegohet se ata që hyjnë në këto grupe kriminale mund ta bëjnë këtë vetëm në dy mënyra: “Njerëzit që i përkasin rrethit të besimit të organizatës i qasen vetëm me gjak ose pasi kanë provuar vlerën e tyre gjatë viteve për krerët e organizatave”.

Informacioni i këtyre grupeve është tashmë në duart e autoriteteve në pesë vende, të gjithë të interesuar për të frenuar trafikimin e drogës dhe për të kapur ish-ushtarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat