Ikin nga puna 182 veta nga administrata shtetërore në Shqipëri

Shqipëria

Ikin nga puna 182 veta nga administrata shtetërore në Shqipëri

Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave rishpërndan numrin e punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore. Vendimi prek të gjitha ministritë dhe numri total i personave që do të duhet të “dorëzojnë çelësat” e zyrës është 182 punonjës.

po aq persona, 182 veta do të punësohen në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot.

Largimet Sipas vendimit, numrin më të madh të largimeve nga puna do ta ketë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726. Më pas vjen Ministria e Brendshme, ku për vitin 2018 numri i punonjësve reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146. Do të shkurtohen përkatësit nga shtatë vende pune në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997 dhe Ministrinë e Drejtësisë, ku pas largimit të 7 punonjësve, numri i përgjithshëm i këtij institucioni zbret në 5 681. Këshilli i Ministrave vendosi që numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4262. 

Në vendimin e qeverisë të miratuar dje mësohet se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2018 reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970. 

Ndërkohë, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018 reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2018 reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1035. 

Edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik për vitin 2018 reduktohen 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25. Ndërkohë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit për vitin 2018 reduktohen 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43. Nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për vitin 2018 reduktohet 1 vetë, ndërsa numri i punonjësve të ADISA-s për vitin 2018 reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155 punonjës. 

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për vitin 2018 reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46 dhe numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror për vitin 2018 reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21. Edhe në Departamentin e Administratës Publike për vitin 2018 reduktohen 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55.

Punonjësit që ikin

1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2018 reduktohet me 10 veta.  

2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reduktohet me 7 veta. 

3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë reduktohet me 7 veta. 

4. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë reduktohet me 92 veta.  

5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë reduktohet me 4 veta.

6. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes reduktohet me 2 veta.  

7. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit reduktohet me 2 veta. 

8. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës reduktohet me 7 veta.  

9. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reduktohet me 27 veta.  

10. Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik reduktohet me 4 veta. 

11. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit reduktohet me 2 veta.  

12. Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar reduktohet me 1 vetë.  

13. Numri i punonjësve të ADISA-s reduktohet me 5 veta.  

14. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor reduktohet me 3 veta.  

15. Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror reduktohet me 4 veta.

16. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike reduktohet me 5 veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat