“Doktor s’duhet ta kishe lejuar”, Ristani i përgjigjet akuzave të demokratit kuksian

Shqipëria

“Doktor s’duhet ta kishe lejuar”, Ristani i përgjigjet akuzave të demokratit kuksian

Më: 30 prill 2018 Në ora: 12:07
Arben Ristanin

Pas fjales se forte te demokratit te Kukesit, ish-kreut te PD në kete zone, Ibsen Elezi, qe mes te tjerash atakoi edhe Arben Ristanin, duke pyetur se perse ai u vendos ne vend te Rirvan Bodes si sekretar i pergjithshem, pa qene asnje dite anetar, vjen reagimi i Ristanit.

I ftuar në emisionin “ABC News”, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, Ristani i është përgjigjur ish-kreut të PD.

“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj. Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z. Boden si një nga figurat qëndrore të PD. E kam pasë edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të. Çështja nuk ishte të dalë në këto nivele personale, po diskutonin statutin, e mira ishte të diskutonim për setin e rregullave si ta bëjmë më mirë”, u shpreh Ristani.

Fjala e demokratit kuksian

“Si mund ta zëvendësojë Ristani Ridvan Boden? Unë nuk e kam votuar Ristanin. Ridvani është njohës i mirë i strukturave. U bë një lobim i deputetëve dhe zgjodhën Ristanin. Ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Doktor nuk duhet ta kishe lejuar këtë.

PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama. Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat