Midhja e Butrintit me salmonelë? Reagon ashpër Peleshi: Kjo është kriminale

Shqipëria

Midhja e Butrintit me salmonelë? Reagon ashpër Peleshi: Kjo është kriminale

Më: 30 prill 2018 Në ora: 07:42
ilustrim

Pas lajmit se midhja e Butrintit është me salmonelë dhe të gjithë konsumatorët janë të rrezikuar, ka ardhur një reagim zyrtar nga Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se ky është një mashtrim kriminal dhe nuk ka asnjë të vërtetë.

Postimi i plotë i Peleshit:

PËR NJË MASHTRIM KRIMINAL

Të mashtrosh për çështje që lidhen me jetën është kriminale. Kur je edhe profesionist i fushës është dyfish kriminale.

Ish-ministri që duhet të skuqet që nuk bëri asgjë për të cbllokuar eksportet shqiptare të molusqeve (ndonese i quan më të mirat e Mesdheut), sot përhap një mashtrim lidhur me gjoja ndalimin e tregtimit të midhjeve.

E VËRTETA ËSHTË KREJT NDRYSHE:
Analizat e midhjeve bëhen cdo 2 javë. Kur ka ndotje aktivizohet alerti. Kalimi nga qendra e depurimit i bën midhjet të sigurta për konsum.
Salmonela në midhje është sajesë e ulët.

Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë bllokim të tregtimit të midhjeve.
Ka një detyrim të pazbatuar më parë (për këtë ish-ministri duhet të japë llogari) që midhjet duhet të pajisen me certifikatë veterinare duke kaluar nga qendra e depurimit në Butrint.

Ne thjesht po e disiplinojmë këtë përmes AKU duke i bërë midhjet më të sigurta për konsumatorët. Nuk duam të gjobisim restorantet për një rregull që nuk është zbatuar, jo për fajin e subjekteve, për vite me rradhë. Ndaj AKU është në një proces sensibilizimi. Ne e quajmë arrogancë edhe ushtrimin e të drejtës ligjore të sanksioneve për shkelje që vetë institucionet i kane lejuar duke i kthyer në normë.

I kam kërkuar Komisionerit të Sigurisë Ushqimore në Bruksel, lejimin e eksportit të molusqeve (bllokuar prej 25 vitesh), por për këtë duhet të bëjmë edhe ne detyrat tona. Në qoftë se audituesit e komisionit vijnë e shohin që midhjet tregtohen pa certifikatë veterinare, nuk e lejojnë eksportin edhe për 25 vjet.

Z.Panariti këtë e quan bllokim të tregtimit të midhjeve më të mira në Mesdhe.
Në rastin më të mirë, profesori ka ngelur në klasë gjatë 4 viteve në ministri.
Në rastin më të keq, mashtron me vetëdije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat