Vrasja a Agim Bucit në Kamëz, polumbarët në ditën e tretë të kërkimit të armës

Shqipëria

Vrasja a Agim Bucit në Kamëz, polumbarët në ditën e tretë të kërkimit të armës

Më: 29 prill 2018 Në ora: 17:33
Ilustrim

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar kërkimet në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr, për gjetjen e armës së krimit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz në datën 25 Prill ku humbi jetën shtetasi A. B., dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, shtetasja M. B.

Polumbarët e repartit special “Renea”, prej mëngjesit të sotëm kanë rinisur kërkimet me mjete speciale, në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat