Keni plane për plazh sot? Ja parashikimi i motit

Shqipëria

Keni plane për plazh sot? Ja parashikimi i motit

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Nëse keni plane për plazh ditën e sotme atëherë mos nguroni, pasi moti është në favorin tuaj.

Temperaturat e larta, me kthjellime dhe alternime vranësirash do të jenë edhe sot të pranishme në gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 8 në 32°C. Pra, mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë plane për plazh

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Pasditja i bën vranësirat më të dukshme, kryesisht në ekstremet Veri- Jugperëndim ku priten shira të izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat