Largimi i kritikëve nga PD/ Flet Berisha: Të padrejta, Basha ka gabuar, tani e di që ka…

Shqipëria

Largimi i kritikëve nga PD/ Flet Berisha: Të padrejta, Basha ka gabuar, tani e di që ka…

Më: 28 prill 2018 Në ora: 21:21
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha

 Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë sot në emisionin “Kjo javë” në News24, ka folur në lidhje me largimet që ka kanë ndodhur në PD.

Sipas Berishës, Basha ka gabuar me largimet e kritikëve por sipas tij ka nisur sërish komunikimi dhe takimet mes tyre.

“Ka ndodhur një pa drejtësi që janë larguar, dhe janë pranuar nga kryetari por që do ndryshojnë”, deklaroi Berisha.

Pjesë nga Intervista

Ça të drejte kanë kritikët e Bashës?

Ne jemi si në kohën e ’91. Opozita është shumë e rrezikuar. Të hedhim kalbësirën e Ramës. Ky duhet të jetë apeli i çdo shqiptari dhe demokrati. Të bashkohemi të hedhim këtë kalbësirë.

A po gabon përsëri Basha me këta individë me kontribut. Si Topalli, Patozi, Imami?

Unë e di se zoti Basha po takohet me ta. Dhe është takuar me ta dhe do takohet. Unë mendoj se marrëveshja ose si të thuash afrimi dhe kapërcimi i kësaj situatë realizohet duke vendosur të dy palët për rikthimin e besimit. Nëse besohet se ose të largohet ky ose…. nëse Basha thotë; ‘të ikë ky dhe ky, nuk është bashkim’. Unë kam optimizëm të kujdesshëm.

Ju thoni se ka takime. Por këta individ thonë se s’ka insistim nga Basha. Shpesh opozita ka akuzuar Ramës për mbylljen e partisë së tij. Po a nuk po bën Basha vet të njëjtën gjë?

Të jem i sinqertë që kryetar që nuk punojnë për jetëgjatësinë e mandatin të tij, ta harrojnë shqiptarët se s’do ketë. Ka kryetar që japin dorëheqje dhe ca që s’japin. E them këtu, në statutet e qendrës së djathtë s’ka nene. Ka qëllim që s’ka nene. Këta zotërinj, (Patozi, Topalli) me debatet që ngjallën, ata realizuan. Pasi vendosën një model të ri që mos të përsëritet më në hartimin e listave. Këto duhet t’i njohin.

Për çfarë kanë të drejtë kritikët e Bashës?

Skam unë kundërshtim që ata kërkojnë dorëheqje. Por nuk mund të bësh atë kauzë in-ek’stremis.

****

A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Berisha: Po pyet një njeri i cili…

Ish-kryeministri Sali Berisha në intervistën e tij në News 24, në emisionin “Kjo javë” ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Berisha për pyetjen nëse Basha duhet të jep dorëheqjen e apo jo? Berisha thasë po pyetjet një njeri që kishte dhënë dorëheqje, një përgjigje e cila tregon një kulturë dorëheqje.

Pjesë nga përgjigjet

“Në dijeninë time nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë se dorëheqja është në ndonjë ne. Dorëheqja lidhen me dy gjëra, kur ndodhë ndonjë skandal ose humbasin zgjedhjen,. Nuk ka kushtetutë apo statut që thotë se kryetari jep dorë heqjen kur ndodhë humbja e zgjedhjeve. Nuk e quajttë gabuar kërkesën për dorëheqje, nëse ajo shtrohet në drejtim ndryshe jep një shkatërrim fatal të Partisë se ka rotacione të shpeshta. Dorëheqja është e drejtë e individit”, tha Berisha.

 A duhet Basha ta jap dorëheqjen, pas një disfate shumë të madhe?

Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi. Unë besoj se ish-bashkautorëve të mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat