Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit

Shqipëria

Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit

Më: 28 prill 2018 Në ora: 17:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz më datë 25 Prill ku humbi jetën shtetasi Agim Buci dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetasja Merita Buci. 

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr.

"Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale", sqaron policia. 

Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat