Makina përplaset me motoçikletën në Shkodër, një në gjendje të rëndë

Shqipëria

Makina përplaset me motoçikletën në Shkodër, një në gjendje të rëndë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 16:16
Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, në kryqëzimin e lagjes Tophane.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë.

Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu që po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat