Kukës, fëmijët që rrezikojnë jetën në autostradë

Shqipëria

Kukës, fëmijët që rrezikojnë jetën në autostradë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:10
Ilustrim

Fëmijët e fshatit Morin të Kukësit për shkak të mungesës së një rruge dytësore dhe mbi kalimeve rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre, pasi kalojnë në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit, ku automjetet lëvizin me shpejtësi.

 Ata thonë se duhet të ecin çdo ditë në këtë rrugë për të mbërritur në shkollë por edhe gjatë kthimit në shtëpi dhe se janë të rezikuar shumë herë nga automjetet.

"Makinat kalojnë shumë shpejt. Kemi frikë po nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk kemi ku të shkojmë. Aksidente kanë ndodhur plot por falë zotit jemi mirë" thonë fëmijët

Problematika e krijuar nga mungesa e mbikalimive dhe rrugëve dytësore është ngritur shpesh nga banorë të zonës por situata mbetet e njëjtë. Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve është shkaku i edhe disa aksidenteve tragjike të ndodhura në segmentin nga Kukësi në Morinë , që nga koha e ndërtimit të rrugës së kombit ku viktima kane qenë edhe fëmijët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat