Habit Ngjela: Berisha, Kryeministri që nuk lejoi korrupsionin

Shqipëria

Habit Ngjela: Berisha, Kryeministri që nuk lejoi korrupsionin

Më: 27 prill 2018 Në ora: 00:48
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela, njëherë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ka habitur me deklaratën e tij të bërë në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Ndonëse Spartak Ngjela e sulmon vazhdimisht ish-kryeministrin Berisha dhe klasën aktuale politike, sot ai tha se Berisha gjatë qeverisjes së tij në vitet 1992-1996, u bë shembulli sesi nuk mund të kishte korrupsion ministror. Sipas Ngjelës, po të dojë Kryeministri, nuk mund të ketë korrupsion në Ministri.

“Po të dojë Kryeministri nuk ka korrupsion. Një shembull të tillë nuk e kemi jashtë, e kemi brenda vendit. E kam kundërshtar. Në qeverinë e 1992-1996, Sali Berisha zhduku korrupsionin ministror. Është shembull që tregon këtë.”, – tha Spartak Ngjela.

Ndërsa më tej ai u shpreh se kjo ndodhi në qeverinë e 1992-1996, pasi më vonë në qeverinë e rimarrë, vendi vijoi me korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat