Analisti braktis LIVE studion: Ju paguheni për tu tallur me njerëzit

Shqipëria

Analisti braktis LIVE studion: Ju paguheni për tu tallur me njerëzit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:39
Artur Zheji dhe Ilir Demailaj

I ftuar në një lidhje të drejpërdejtë në Skype, në emisionin “360 gradë” analisti Ilir Demailaj, ka lënë studion.

I shqetësuar nga debatet personale, tonet e ngritura dhe e folura pa radhë, teksa po fliste me “Skype” nga Bostoni, ai vuri re se të ftuarit nuk po e dëgjonin dhe i kërkoi moderatorit që të largohet pasi sjellja e tyre nuk ishte serioze.

“Unë po largohem, do ta ndërpres lidhjen me ju sepse unë nuk paguhem nga asnjë njëri si ju. Ju merrni para për tu tallur me njerëzit. Edhe ju si media jeni pjesë e kësaj politike”, ishin fjalët e Demaliajt.

Pas ndërhyrjes se moderatorit, i cili i tha të qëndronte pasi mendimet e tij i duheshin emisionit, Demalia qëndroi për disa minuta dhe në fund u largua përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat