Me cilin qark antishqiptar ka lidhje kryeministri i Shqipërisë? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Shqipëria

Me cilin qark antishqiptar ka lidhje kryeministri i Shqipërisë? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:13
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten në darkë, deklaroi se politika e jashtme e ndjekur nga kryeministri Edi Rama, më tepër është lidhur me faktorë ekonomikë se sa shtete.

Gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One”, Kryemadhi u shpreh se Edi Rama ka lidhje me rusët edhe pse sillet si anti-rus.

Ajo tha se kryeministri Rama në vend që të lidhet me atë që duhet lidhur, shkon dhe lidhet me faktorë ekonomikë, të cilët nuk janë shtete.

Sipas saj, shqiptarët kanë një gabim shumë të madh që ccdo rus, çdo turk, çdo amerikan, çdo gjerman apo çdo anglez i shohim si antishqiptar ose pro-shqiptar, si miq apo si armiq.

Kreu i LSI-së, thekson se Lindja dhe Perëndimi, janë gjëra shumë të ndryshme përsa i përket politikës së jashtme.

Kryemadhi: Shqipëria është një vend  që e ka pasur gjithmonë politikën e jashtme stabilizuese, euroatlantike, që do të thotë: Perëndim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria është një vend i vogël në rajon që dashje pa dashje ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në Maqedoni, edhe në Greqi, edhe në Mal të Zi, edhe në Itali, me emigrantët e saj.

Nga ana tjetër Shqipëria është një urë lidhëse, një derë komunikuese midis lindjes dhe perëndimit. Ky zotëria tani do t’i vejë çelësin edhe turqve, edhe rusëve, edhe gjermanëve dhe nga dëshira për të bërë shumë gjëra dhe për të bërë si një lider i madh ndërkombëtar, bën gabime shumë të mëdha.

Dhe në vend që të lidhet me atë që duhet lidhur, lidhet me elementë ekonomikë, të cilat nuk janë shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat