Cako: Shoqëria Fabian po lobon për një mandat të tretë të PS, ka nisur lufta kundër PD e LSI

Shqipëria

Cako: Shoqëria Fabian po lobon për një mandat të tretë të PS, ka nisur lufta kundër PD e LSI

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:08
Alfred Cako

Botuesi Alfred Cako i ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora news, duke komentuar lajmet e publikuara nga "Mother Jones" kundër LSI-së dhe më herët kundër PD-së, thotë se janë fushatë kundër këtyre forcave politike, me synim që Rama të fitojë zgjedhjet për herë të tretë.

Cako: "Mother Jones" ka futur një koncept të ri në politikën shqiptare me hapjen e kësaj temës sot. Shoqëria Fabian që thashë unë kërkon që Rama të ketë edhe një mandat të tretë. Ka filluar lufta e gjatë kundër PD-së dhe LSI-së. Kisha bindjen që PS nuk do të luftonte për një mandat të tretë. Ka filluar një luftë e madhe zgjedhore. Ajo është një media që kontrollohet nga Soros. Dan Friedman është çifut dhe sigurisht shkrimet e tij janë të porositura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat