A u fol në Bundestag për “dorëzimin” e Tahirit, Rama: Për çfarë më pyetën

Shqipëria

A u fol në Bundestag për “dorëzimin” e Tahirit, Rama: Për çfarë më pyetën

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:49
Rama dhe Merkel

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit pas kthimit nga Gjermania. Kryeministri tha se vizita në Gjermani mund të konsiderohej e suksesshme dhe se ai kurrsesi nuk kishte pritur një “po” publike, nga kancelaria Merkel.

Rama theksoi se nuk ka kushte të reja për hapjen e negociatave.

“Në bisedën me të (Merkel) i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë”, vuri në dukje kryeministri.

Rama ka përgënjeshtruar edhe deklaratën e Kryetarit të Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, i cili më herët tha se ia kishte thënë Ramës në sy që është ende herët që Shqipëria të hapë negociatat.

“Sa i përket, Krichbaum nuk ma ka thënë këtë gjë, ai është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por as nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më ul kënaqësinë e rezultateve të kësaj vizite”, tha Rama.

A iu përmendi Merkel, Tahirin?

Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që sikur e dini edhe ju përbën një moment me rëndësi dhe ka një vëmendje të veçantë nga Gjermania.

Deputeti gjerman Krishbaun tha se në takimin që keni bërë në Berlin, ai u ka shprehur se rekomandimi ishte i parakohshëm dhe progresi nuk mjafton për të çelur bisedimet, ju si iu përgjigjët? Edhe Merkel foli për parakushte, cilat janë?

Parakushtet janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur deri te raporti, dhe jo për parakushte të tjera. Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë.

Ka qenë e qartë, që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe informacioneve të nevojshme për çdo aspekt në funksion të përgatitjes së opinionit, që Merkel tha se Gjermania do të marrë kohën e vet deri kur të japë qëndrimin e vet.

Përsa i përket për Krishbaun, ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua, kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por nuk më gjen të përgatitur, por nuk përbën arsye për të ulur rezultatet e kësaj vizite.

Si e vlerësoni qëndrimin e opozitës?

Opozita shqiptare kështu i ka shfrytëzuar ato pak lidhje që ka në arenën ndërkombëtare duke përcjellë, eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme duke e kthyer në një pengesë

Cilat janë rezervat që kanë aktorët ndërkombëtare dhe Gjermania?

Nuk është shprehur asnjë rezervë, pasi formati i takimit ka qenë i tillë, që më ka thënë mundësi që të bëj një paraqitje të përgjithshme. Nga asnjë nuk kam dëgjuar konsiderata përfundimtare. Atmosfera ka qenë mjaft pozitive, dëshira për të qëndruar prej meje, ka qenë e dukshme dhe të gjitha grupet pa përjashtim e kanë respektuar praninë time, u kamë shprehur falënderimet duke kapërcyer edhe orarin e përcaktuar. Pas meje ishte takimi me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka asistuar në një pjesë të pyetje përgjigjeve. Atmosfera në Berlin është pozitive, sigurisht që kohën e kemi përpara për të vijuar këtë proces komunikimi dhe sigurisht vendimmarrja për Shqipërinë, përjashtoi ndonjë individ do të jetë e lidhur me dinamikën e brendshme në parlamentin gjerman. Në momentin që vendet anëtare marrin vendimin, ne do të fillojmë edhe ngritjen e grupit negociator.

A ishin çështjet ekonomike temë në Berlin?

Me kancelaren kam pasur një seksion të veçantë për ekonominë në Shqipëri dhe mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral.

Ka ndonjë vizitë të programuar në Francë, një tjetër vende skeptik pas Gjermanisë?

Franca dhe Gjermania nuk janë vende skeptike, janë dy shtylla të mëdha të BE. Në Gjermani dhe në Francë ka forca që janë edhe në parlamentet e tyre që janë anti-evropiane, ka individë edhe brenda shumicave që janë skeptike, por kjo nuk e bën Gjermaninë dhe Francën skeptike. Dy vendet janë në një situatë ku duhet të përballen me këto forca, një frymë jo optimiste.

Diskutimet tona nuk bëhen vetëm me udhëtime, ne do ta bëjmë këtë proces deri në fund me intensitet të nevojshëm. Edhe në Berlin axhenda ka qenë shumë e zgjeruar dhe në fund të ditës, ky është një proces është tejet motivues edhe tërheqës, pasi ne e kemi dëftesën në dorë, tani duhet të fitojmë kohën. Ne do të i hapim negociatat, tani nuk ka më diskutim, problemi është që të mos ketë zvarritje në kohë dhe shtyrje, pasi na bëjnë të humbasim atë moment energjie dhe fuqie që ka dhënë ky rekomandim dhe faktikisht na bën të humbasim një kohë që mund ta shfrytëzojmë duke qenë në proces.

A është e vërtetë që kryeministri belg iu ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB në këmbim?

Ju siguroj që Europa nuk funksion kështu. Çështja e votës është e mbyllur me miqtë belg që në sesionin e shkuar të organizatës së OKB në Nju Jork. Atë kohë nuk ishte në kalendar 17 prilli i para pak ditëve.

A jeni distancuar nga mediat shqiptare që ofenduan deputetin gjerman Krishbaun, dhe a ia keni shpjeguar si ka qenë situata?

Në Gjermani kam dhënë shumë intervista. Kam sqaruar që në fillim që historia e treguar në Tiranë e përkthyer në Gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës dhe kam shpjeguar si funksionon kazani në Tiranë.

Si thuhet kazan në gjermanisht?

Nuk e di!

Edhe DW ka raportuar që ju është kërkuar që Tahiri ti dorëzohet drejtësisë, a u është kërkuar një gjë e tillë?

Është bërë një pyetje në komisionin e cështjeve evropiane dhe pozicionin tonë, pyetje që ka pasur të bëjë me baltën e eksportuar atje, por ne kemi qenë në Gjermani dhe jo në Venezuelë, që të kapim këtë dhe ta çojmë para drejtësisë. Dhe ata në Gjermani këtë e dinë se është çështje e drejtësisë që kur marrin qumështin e nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat