Spitali i Lushnjes me centralin e ri të sterilizimit

Shqipëria

Spitali i Lushnjes me centralin e ri të sterilizimit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:18
Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin e Lushnjes

Centrali për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë në Lushnje do të jetë gati në muajin maj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin e Lushnjes për të parë nga afër punimet në centralin e ri të sterilizimit, i cili do t’i shërbejë edhe spitaleve rajonale të Fierit dhe Beratit.

Me ofrimin e shërbimit të certifikuar të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë, realizohen sot 46 mijë ndërhyrje në spitalet tona me standarde të larta. Po ashtu, ulet probabiliteti i infeksioneve spitalore si dhe rritet cilësia e shërbimit duke ofruar më shumë siguri për pacientët.

“Ky impiant i sterilizimit, që do të përfundojë brenda muajit maj, do të përfshijë gjithashtu shërbimin në spitalin rajonal të Fierit dhe spitalin rajonal të Beratit. Kemi zgjedhur Lushnjen për të investuar në këtë central sterilizimi me standarde siç tashmë i kemi në 9 spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake që kemi ngritur dhe që po ndryshojnë me të vërtetë të gjithë shërbimin e kirurgjisë në vend”, – bëri të ditur ministrja Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat