Xhafaj: S'ka Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit pa Ballkanin brenda

Shqipëria

Xhafaj: S'ka Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit pa Ballkanin brenda

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:13
Ministri i Brendshëm, Xhafaj në konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaed në Paris

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  e ka cilësuar jetësore koordinimin mes shteteve dhe bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese në luftën kundër terrorizm it.

Në konferencën mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Kaed në Paris, Xhafaj ilustroi përpjekjet dhe kontributin konkret të Shqipërisë në përballje me fenomenet e terrorizmit dhe radikalizmit.

“Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë shqiptare.Pavarësisht përmasave të saj, Shqipëria ka qenë një kontributor i përhershëm, i palodhur në përpjekjet globale të parandalimit dhe përballimit të terrorizmit dhe fenomeneve shoqëruese të tij" tha Xhafaj.

Ministri e konsideroi jetësore një rritje të koordinimit mes shteteve, si dhe bashkëpunimin mes agjencive ligj zbatuese respektive.

“Shqipëria është më se e hapur në këtë drejtim, e gatshme të marrë asistencën e duhur logjistike dhe profesionale që, për shkak të përmasave të saj, i mungon. Por kurrsesi nuk i mungon vullneti për të qëndruar në krah aleatëve të saj dhe synimit për marrëdhënie më të sigurta mes kombesh", tha ministri i Brendshëm.

Xhafaj u shpreh i bindur se nuk mund të ketë një Europë të fortë përballë terrorizmit dhe krimit të organizuar pa një Ballkan të përfshirë brenda procesve integruese të BE-së.

Për këtë arsye, tha ai, “ne jemi besimplotë për mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Francës dhe Presidentit Macron në veçanti, ndaj këtij procesi”.

Pas fjalës së Xhafaj në konferencë, Ministri i Shtetit dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Francës, Gerard Collomb, i cili ishte dhe drejtuesi e moderatori i panelit ndërkombëtar të folësve në të, shprehu përgëzimet e tij për Shqipërinë.

Ai nënvizoi se i njihte mirë përpjekjet e autoriteteve shqiptare në këtë drejtim dhe i çmonte veçanërisht ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat