Organizatorët e protestës për Rrugën e Kombit: Po kërcënohemi dhe përndiqemi!

Shqipëria

Organizatorët e protestës për Rrugën e Kombit: Po kërcënohemi dhe përndiqemi!

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:56
Sokol Kolgjini, shoqata "Biznesi për Biznesin"

Komisioni  Organizativ i Protestës  për taksën në rrugën e kombit,Këshilli Bashkiak  Kukës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin”në një konferencë për mediat të enjten pasdite denoncoi disa kërcënime deri në përndjekje fizike  përmes sms-ve drejtuar anëtarëve të komisionit.

Kërcënimet kanë ardhur si reagim për kundërshtimet për taksën zero,negociatat e qeverisë me konçensionarin për tarifa lehtësuese  si dhe protestave të zhvilluara.

Sokol Kolgjini, shoqata "Biznesi për Biznesin": Duke marrë shkasë nga disa veprime përndjekëse dhe kërcënuese të ndodhura ditët e fundit ndaj anëtarëve të komisionit të protestës për Rrugën e Kombit, theksojmë se veprime të tilla të turpshme vetëm sa na bëjmë më kurajoz në qëndrimet tona të drejta për banorët e Kukësit. I bëj thirrje organeve përkatëse të kryejnë detyrimet e tyre ligjore. Kërcënimet kanë ardhur me SMS dhe deri tek përndjekjet fizike. Natyrisht ne kemi marrë hapat ligjor për denoncimin e tyre. 

Ndërkohë  komisioni organizativ theksoi se do të vijojnë të jenë  në krye të nismave kundërshtuese për  negociatat që qeveria po bën me konçensionarin  të cilët i cilësojnë provokim çdo tarifë për lëvizjen në Rrugën e Kombit.

Më 31 mars, banorë të qarkut të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, katër nga të cilët janë ende në qeli. Aktualisht në Rrugën e Kombit po kalohet pa pagesë, ndërsa qeveria nisi negociatat me koncesionarin, me të cilin ka firmosur kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat