A e kërkoi Merkeli arrestimin e Saimir Tahirit? Ja kur do të flasë kryeministri Rama

Shqipëria

A e kërkoi Merkeli arrestimin e Saimir Tahirit? Ja kur do të flasë kryeministri Rama

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:12
Edi Rama dhe Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama mbylli dje vizitën zyrtare në Berlin pak ditë pasi Komisioni Europian i propozoi Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjatë takimit me kreun e qeverisë shqiptare, kancelarja Merkel foli për disa parakushte që duhet të plotësohen deri në qershor kur do të zhvillohet edhe takimi i kryeministrave të vendeve të BE-së.

Ndërsa deputetët gjermanë, të majtë e të djathtë, gjatë takimit me Ramën ngritën shqetësim bllokimin në Parlament të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kreu i qeverisë do të kthehet sot në orën 16:00 në Tiranë dhe siç njofton zyra e tij e shtypit do të mbajë një konferencë për mediat.

Në këtë dalje të parë publike, Rama pritet ti japë përgjigje pyetjes nëse është kërkuar apo jo arrestimi i Saimir Tahirit në këmbim të dhënies së votës pro nga Gjermania në mbledhjen e Qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat