Si ndodhi grabitja në Kamzë/ Tmerri në sy të fëmijës, kamerat filmuan dy autorët me xhupa të zinj …

Shqipëria

Si ndodhi grabitja në Kamzë/ Tmerri në sy të fëmijës, kamerat filmuan dy autorët me xhupa të zinj …

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:27
Ilustrim

Zbardhen detajet e reja te ngjarjes se rende qe ndodhi mbreme ne Kamze, teksa grabirtesit vrane pronarin e marketit dhe plagosen rende bashkeshorten e tij. Viktima është Agim Buci, 53 vjeç, ndërsa e plagosura është Merita Buci, 44 vjeçe. Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buci, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç. 

Fatmirësisht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buci, me origjinë nga Mati.

Burime nga Policia e Tiranës thanë mbrëmë se autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar me kapuça, të cilët kanë shfrytë- zuar errësirën për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grabitësit dyshohet se kanë hasur në rezistencën e çiftit Buci dhe menjëherë kanë qëlluar dy herë drejt tyre.

Viktima Agim Buci është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20-30 mijë lekë të rinj e më pas kanë ikur. Agim dhe Merita Buci, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.

Oficerët e Policisë dhe ekspertët kriminalistë kanë kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, duke mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët. Gjithashtu është bërë edhe këqyrja e kamerave të sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja.

Marketi i çiftit Buci ndodhej ngjitur me banesën e tyre në rrugën “OSBE”, në Kamzë dhe ishte i pajisur me kamera sigurie. Nga verifikimi i tyre, Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Nga pamjet filmike dukeshin dy autorët e veshur me xhupa të zinj dhe me kapuça në kokë, për të mbuluar fytyrën.

Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, ata kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë. Më pas, kanë hipur në një automjet tip “BMW” dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmë se në orën 21:07, në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtë- na me armë zjarri në rrugën “OSBE”, në Kamzë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe shefi i Komisariatit nr.5. Më pas, edhe oficerë të Krimeve Kundër Pronës, drejtori e dy zv.drejtorët e Policisë së Tiranës, si dhe prokurori Eugen Beçi.

“Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit Agim Buci dhe Merita Buci, burrë e grua, nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi Agim Buci ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje-dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha zyrtarisht Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat