Gjosha: Ministria e Integrimit u shkri për inate, zyrtarët më të mirë u larguan

Shqipëria

Gjosha: Ministria e Integrimit u shkri për inate, zyrtarët më të mirë u larguan

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:17
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në 'Arena', thotë se shkrirja e Ministrisë së Integrimit u bë për "inate" politike, duke theksuar se zyrtarët më të mirë të çështjeve të integrimit janë larguar nga puna.

Gjosha: Zgjedhja e momentit për të shkrirë Ministrinë e Integrimit, është bërë më shumë në kuadër të një inati partiak apo prishje koalicioni se sa një strategjie të mirë menduar se si do të jetë gjithë koordinimi i procesit të integrimit. Është për të ardhur keq që disa prej personave më të aftë në atë ministri dhe që nuk i kam marrë unë në punë, kanë qenë njerëz që sot fatkeqësisht nuk janë në punë. Ata po përthithen nga disa mekanizma ndërkombëtar sepse paguhen më mirë atje, por administrata ka nevojë për ta. Shqipëria duhet të jetë gati me grupi negociatatore, me gjithë njësitë e integrimit në institicionet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat