KPK: Lulo bëri deklarim të rremë të pasurisë, cënoi rëndë figurën e gjyqtarit

Shqipëria

KPK: Lulo bëri deklarim të rremë të pasurisë, cënoi rëndë figurën e gjyqtarit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se "në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t'i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra".

Një muaj pasi vendosi shkarkimi nga detyra për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur arsyetimin e vendimit.

Komisioni arsyeton mes të tjerash se Fatos Lulo, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi burimin e ligjshëm të pasurisë së tij, si dhe ka mospërputhje të deklarimeve të bëra në ILDKPI dhe deklarimeve te bëra për efekt të vettingut.

Sipas Komisionit, nga analiza e pasurisë në vite ka rezultuar se në vitin 2004 para marrjes së detyres Fatos Lulo ka deklaruar në IKDKPI apartament banimi në ndërtim 150 m2 Toronto Kanada ne vlerën e 14,200,000 leke të pahipotekuar me burim nga aktiviteti si avokat.

Depozitë jashtë vendit Toronto, Kanada në shumën 400.00 dollarë kanadeze me burim nga puna në emigracion, hua motres ne shumen e 480.000 dollarëve për blerjen e një shtëpie në Kanada si dhe nisjen e nje biznesi privat.

Ndërsa në deklaratën bashkangjitur deklaratës së pasurisë vetting 2017 ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2004 nuk është e vertete.

Por sipas Komisionit kjo gje bie ndesh edhe me deklaratat e bera nga Lulo të interesave private periodike vjetore ne deklaratat e vitit 2005, 2006 ku mes të tjerave ka deklaruar shitjen e apartamentit ne Kanada ne vlerën 160 mije lekësh.

Tërheqjen e depozitës cash në Canada  si dhe shlyerjen  e huasë së motrës.

Pasaktësi Komisioni ka gjetur edhe ne deklarimet e bëra për nje zyrë 74 metra katrorë ne Tirane, pasi në vitin 2004 është deklaruar e blerë në vlerën e 13 milion e 800 mijë lekëve me burim nga aktiviteti si avokat ndërsa në deklaratën e vetting 2017 eshte deklaruar ne përdorim me te drejtë blerje me anë të nje kontrate të panoterizuar. Komisioni çmom se këto deklarime te rreme cënojnë rëndë figurën e gjyqtarit Kushtetues, duke përfaqësuar institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, i cili shërben si garant i Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat