Negociatat, Rama: I meritojmë! Shqipëria, jo “kokë turku” e politikës së BE

Shqipëria

Negociatat, Rama: I meritojmë! Shqipëria, jo “kokë turku” e politikës së BE

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:45
Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

Në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë dyditore, Rama këmbëngul se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakendshme, që thotë se lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë.

“Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqënë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Europian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, kendvështrime dhe interesa të ndryshme”, tha ai.

Kryeministri apeloi që të Shqipëria të mos bëhet viktimë e këtyre lojërave politike.

“Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat