‘Mori 25.2 mln $ nga shteti’, Gjici i përgjigjet Salianjit: Ja e vërteta e tenderave, bashkë takohemi në …

Shqipëria

‘Mori 25.2 mln $ nga shteti’, Gjici i përgjigjet Salianjit: Ja e vërteta e tenderave, bashkë takohemi në …

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:48
Safet Gjici

Ish-prefekti dhe i deleguari i PS në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici, ka paralajmëruar një padi ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Duke i cilësuar të gjitha akuzat e deputetit demokrat si shpifje, Gjici kujton se ka hequr dorë nga të gjitha aksionet e kompanive të tij, që në kohën kur u zgjodh prefekt i Kukësit.

“Me teorinë ‘shpif, shpif se diçka do mbetet’, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera ‘marramendës’! Ervin, je i gabuar! Që në kohën kur u emërova prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin! Kjo është e vërteta”, sqaron Gjici.

Sipas të deleguarit të PS në Qarkun e Kukësit, kompania që ai ka drejtuar, ka marrë më shumë tendera gjatë qeverisjes së PD.

“Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa u përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurrim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton t’i shohësh! Për ‘faktet’ që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem”, deklaron Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat